Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi paketën e radhës të ndihmës pë Ukrainën, duke thënë se janë miratuar 1.5 miliardë euro të tjera.
“Vetëm këtë vit, ne miratuam 13.5 miliardë euro për të ndihmuar Ukrainën, në mënyrë që spitalet, shkollat dhe shërbimet e tjera të funksionojnë. Kjo gjithashtu po ndihmon Ukrainën në rrugën e saj drejt BE-së duke mbështetur reformat transformuese.
Europa është pranë Ukrainës,” tha von der Leyen në një mesazh në platformën X.
/abcnews.al