Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE, mesazh të qartë Kurtit”/ Ukshini: Imazhi i Kosovës duhet të përmirësohet, përplasjet e brendshme dëmtojnë zhvillimin e vendit

schedule17:23 - 29 Gusht, 2025

schedule 17:23 - 29 Gusht, 2025

Bashkimi Europian i jep goditjen e fundit Albin Kurtit. Asnjë zyrtar evropian nuk do ta takojë kryeministrin në detyrë, derisa të jetë në funksion një qeveri me mandat të plotë.

Kolegët e Klan Kosova kanë zbuluar ekskluzivisht letrën e dërguar Kurtit nga shefat e Misioneve të BE-së, ku flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, ky hap shënon izolimin e plotë të kësaj qeverie nga ndërkombëtarët.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshini gjatë intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ai tha se në politikën në Kosovë duhet të ketë një bashkëpunim më të madh dhe se qeveria e brendshme e Kosovës duhet të ishte më e konsoliduar, por sipas tij e gjithë energjia u harxhua me sulme dhe kritika.

Ai gjithashtu tha se pozicionimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është i rëndësishëm. Më tej Ukshini shtoi se sipas tij opozitarizmi i sotëm në Kosovë është më i zbehtë

“Duke parë që kanë njëlloj komoditeti dhe mos-nxitim për ta kaluar këtë ngërç është një mesazh për t’i thënë që nëse dëshironi të keni marrëdhënie të plota me evropianë duhet të dilni nga kjo situatë. Pra e kanë lexuar këtë komoditetin e njerëzve që rrinë në karrige të pushtetit dhe ky është një mesazh për t’i thënë që duhet të ndryshojë kjo linjë. Demokracia në Ballkan dhe veçanërisht demokracia shqiptare në përgjithësi, kanë nevojë për një mbikëqyrje nga lart. Shpesh BE e tepron por mendoj që duhet edhe një ndërhyrje me masë. E keqja është që ne në Kosovë nuk kemi president, por kemi një zonjë që kujdeset më shumë për situatën e familjarëve të saj”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!