BE marrëveshje paraprake për uljen e emetimeve industriale

schedule15:45 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:45 - 29 Nëntor, 2023

Vendet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje paraprake për frenimin e emetimeve industriale, që përfshin masa të rrepta për minierat dhe fermat e mëdha blegtorale.

‘Do të përmirësojmë aksesin e publikut në informacion mbi këtë çështje” tha në një deklaratë Këshilli Europian, duke shtuar se gjobat do të jenë të ashpra për kompanitë që i shkelin ato.

Marrëveshja, që parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2030, synon të ulë ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit nga kompanitë duke rishikuar rregullat ekzistuese për clirimin e karbonit dhe mbetjet e landfilleve.

Fermat e mëdha të derrave me më shumë se 350 kafshë dhe fermat e shpendëve me më shumë se 300 pula do të ndikohen nga politikat e reja.

Gjithashtu minierat industriale të tilla si hekuri, bakri, ari, nikeli dhe platini janë të përfshira, teksa sipas deklaratës së ke, minierat e mineraleve mund të futen në një fazë tjetër.

Çdo vend i BE-së do të jetë përgjegjës për lëshimin e lejeve për kompanitë e prekura nga rregullat, nëse ato mund të tregojnë se përmbushin standardet përkatëse.

Marrëveshja e bllokut vjen në përpjekje për të frenuar krizën klimatike, për të cilën ka kohë që është ngritur alarmi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!