BE kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë

schedule08:29 - 27 Mars, 2025

schedule 08:29 - 27 Mars, 2025

BE-ja refuzon t’i heqë sanksionet për prodhimet bujqësore ruse. Moska e vuri këtë si kusht për të rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi.

Bashkimi Europian është informuar për propozimet për të siguruar transport të sigurt dhe për t’u dhënë fund sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë dhe Rusi, tha në Bruksel një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Tani Rusia duhet të tregojë vullnet të vërtetë politik për t’i dhënë fund luftës së saj agresore, të paligjshme dhe të paprovokuar.

BE-ja është e gatshme të mbështesë hapat e ardhshëm së bashku me Ukrainën, SHBA-në dhe partnerë të tjerë.

Një zëdhënëse tjetër e Komisionit të BE-së tha: “Fundi i agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë, si dhe tërheqja e pakushtëzuar e të gjitha forcave të armatosura ruse nga i gjithë territori i Ukrainës, do të ishte një nga parakushtet më të rëndësishme për ndryshimin ose heqjen e sanksioneve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!