Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për liberalizimin e vizave. Kjo raportohet nga mediat kosovare që citojnë burime brenda Bashkimit Evropian. Madje, këtë hap, zyrtarë të KE-së e quajnë si kapitull të ri në historinë e përbashkët evropiane.
Komisioni Evropian me këtë rast i ka bërë thirrje Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentit Evropian që të ndërmarrin hapat e duhur dhe të aprovojnë propozimin e tyre.
Ndërkohë, këto raportime vijnë në pritje të konferencës për shtyp të eurokomisionerit Dimitris Avramopoulos, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Aty pritet të konfirmohet dhe plotësimi i kushteve për liberalizimin e vizave./abcnews.al