BE kërkon hetim për varrezat masive në spitalet e Gazës

schedule15:37 - 24 Prill, 2024

schedule 15:37 - 24 Prill, 2024

Bashkimi Evropian mbështet kërkesën e Kombeve të Bashkuara për një hetim të pavarur mbi zbulimin e raportuar të varreve masive në dy spitale të Gazës të shkatërruar nga rrethimet izraelite.

“Kjo është diçka që na detyron të bëjmë thirrje për një hetim të pavarur të të gjitha dyshimeve dhe të gjitha rrethanave, sepse në të vërtetë krijon përshtypjen se mund të ketë pasur shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të ketë hetim të pavarur dhe të sigurohet llogaridhënie”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Zyra e të drejtave të OKB-së tha të martën se hetuesit ndërkombëtarë duhet të përfshihen në një hetim për zbulimin e trupave dhe se ishte “e tmerruar” nga shkatërrimi i dy spitaleve më të mëdhenj të Gazës, Al-Shifa në qytetin e Gazës dhe Kompleksi Mjekësor Nasser në Khan Yunis.

Rreth 30 trupa u raportuan të gjetur të varrosur në dy varre në oborrin e Al-Shifa.

Spitalet, të cilat kanë mbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar, janë nënshtruar vazhdimisht nën bombardimet izraelite gjatë më shumë se gjashtë muajve të luftës në Gaza.

Izraeli ka akuzuar lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas për përdorimin e objekteve mjekësore si qendra komanduese dhe për mbajtjen e pengjeve të rrëmbyer gjatë sulmit të saj brenda Izraelit më 7 tetor, i cili nisi luftën. Hamasi i ka mohuar pretendimet. /ancnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!