Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga Brukseli ku u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritare për integrimin, deklaroi se Bashkimi Evropian tashmë ka momentin më të mirë për të kuptuar rëndësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e tyre në unionin evropian.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria synon të bëhet “Evropa” e Ballkanit Perëndimor.
“E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi në mes të Evropës dhe është bekim që vendet me histori si e jona, dhe që jetojnë në kontinente të tjera, që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi tregu të hapur nuk munden, prandaj kanë më tepër vështirësi. Ndërsa ne e kemi. Ky kapitull i dijes dhe të një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucionet dhe të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Evropës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne, do ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë. Ky bashkëpunim për ta bërë një gjë të tillë, dhe jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me të së shkuarës që ka parandaluar vendin dhe rajonin, dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq sa duhet. Thënë të gjitha këto, dhe me bindjen se ne jemi në momentin më të mirë të historisë tonë dhe që BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa të rëndësishme janë vendet e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e saj. Më duhet të ndaj me ju me sinqeritet që kam mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton.”, tha Rama./abcnews.al