BE jep mbështetje 140 milionë euro për gratë e këtij shteti

schedule20:36 - 22 Shtator, 2023

schedule 20:36 - 22 Shtator, 2023

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të jap 140 milionë euro ndihmë për nevojat bazë dhe mjetet e jetesës në fushat e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe emancipimit ekonomik të grave në Afganistan.

Vendimi për lirimin e fondeve, të cilat janë ngrirë që nga dhjetori 2022 si përgjigje ndaj vendimit të talebanëve për të ndaluar gratë të punojnë në OJQ, vjen pas gjashtë muajsh monitorimi dhe vlerësimi të parimit “për gratë nga gratë “. Ky parim siguron që vajzat dhe gratë afgane të marrin pjesë në të gjitha aspektet e zinxhirit të ndihmës.

Duke folur në Nju Jork, Komisionerja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juta Jurpillainen tha: “Ne e dimë se sa e vështirë ka qenë të përballeshim me situatën gjithnjë e më serioze në Afganistan . Megjithatë, gjatë gjashtë muajve të fundit komuniteti ndërkombëtar ka gjetur një mënyrë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për gratë, vajzat dhe grupet e tjera të cenueshme. Kjo mbështetje ofron zgjidhje jetese për miliona, ndërkohë që nuk i njeh autoritetet de fakto të talebanëve.”

Fondet e BE-së do të vazhdojnë të kanalizohen përmes agjencive të OKB-së, Bankës Botërore dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që punojnë në terren. Mbështetja financiare synon të ofrojë ndihmë për nevojat themelore të popullit afgan, në vazhdën e sfidave alarmante me të cilat përballet vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!