BE jep 230 milion euro për koronavirusin

schedule11:41 - 24 Shkurt, 2020

schedule 11:41 - 24 Shkurt, 2020

Bashkimi Europian ndan 230 milion euro për të ndihmuar në luftë kundër koronavirusin, në një kohë që Italia, një nga vendet anëtare po përballet me situatën emergjente.

Në një konferencë për shtyp komisioneri i Bashkimit europian për menaxhimin e krizave Janez Lenarcic, dhe komisionerja për sigurinë ushqimore Stela Kiriakidu konfirmuan shumën e ndarë për të bërë progres në luftën globale kundër virusit.

114 milion euro do të jenë për organizatën botërore të shëndetësisë, 15 milion euro për të mbështetur vendet partnere, 100 milion euro për fondin e kërkimeve, zhvillimin e vaksinave dhe trajtimet, ndërsa 3 milion euro për përpjekjet e vendeve anëtare për riatdhetësimin e qytetarëve europianë.

Komisionerët këmbëngulën se nuk do të ketë kufizime për sa i përket udhëtimeve apo shkëmbimet tregtare mes vendeve anëtare

Autoritetet britanike konfirmuan se katër persona janë diagnostikuar me virus duke e cuar numrin total të të prekurve në 13.

Ndërkohë një avion me 28 francezë dhe 36 qytetarë të tjerë europianë është larguar nga Uhan. Francezët e evakuar do të qëndrojnë në karantinë në Normandi. Ky ishte avioni i tretë i dërguar nga Parisi në Uhan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!