Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka njoftuar se blloku së shpejti do të nisë një operacion për të ofruar 50 tonë metrikë (55 tonë amerikanë) furnizime shëndetësore në Siri.
Artikujt, të marra nga rezervat e BE-së në Dubai, do të transportohen me aeroplan në qytetin jugor të Adanas në Turqi, për t’u shpërndarë në Siri “në ditët e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.
Bëhet e ditur se 46 tonë metrikë furnizime të tjera do të dërgohen nga një rezervë në Danimarkë në qytetin turk të Adanas, nga ku do të shpërndahen në Siri nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë