BE-ja e vendosur të “shkatërrojë” Putinin, bën gati paketën e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë

schedule22:52 - 4 Tetor, 2022

schedule 22:52 - 4 Tetor, 2022

Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje për paketën e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Detajet e paketës së tetë të sanksioneve nuk janë publikuar ende, ndërsa nesër e mërkurë do të vijojë procedura me shkrim.

Kujtojmë se të dielën, 2 tetor, presidenti francez Emmanuel Macro , gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, u zotua të “punojë me partnerët e tij evropianë për të vendosur sanksione të reja” kundër Rusisë pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës .

Sanksionet e BE-së, të vendosura që në ditët e para të luftës në Ukrainë , synojnë individë dhe persona juridikë nga Rusia./abcmews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!