BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energji të ripërtëritshme

schedule09:20 - 30 Mars, 2023

schedule 09:20 - 30 Mars, 2023

Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të këtij blloku e arritën të enjten një marrëveshje që deri në vitin 2030 pothuajse ta dyfishojnë përqindjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të bllokut 27-vendësh.

Kjo marrëveshje e përkohshme politike synon ta rrisë përqindjen e burimeve së ripërtëritshme të energjisë, si era dhe dielli, në 42.5 për qind, nga 22 për qind që është aktualisht, shkruan REL.

Marrëveshja u bë e ditur përmes një deklarate të Këshillit të BE-së, e cila përfaqëson qeveritë kombëtare të bllokut.

Më herët, BE-ja kishte synuar që deri në vitin 2030 të mbulonte 32 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë përmes burimeve të ripërtëritshme.

BE-ja ka vendosur këtë synim ambicioz pasi mësyn të bëhet një ekonomi “neutrale klimatike” deri në vitin 2050, përmes uljes së emetimeve neto të gazrave serrë në zero.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!