Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas.
“Sot, ne kemi arritur marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen në ndihmë humanitare në Gazë”, ka shkruar Kallas përmes një postimi në X – dikur Twitter.
“Marrëveshja nënkupton më shumë pikëkalime, ndihma dhe kamionë me ndihma në Gazë, për riparim të infrastrukturës vitale dhe mbrojtje të punëtorëve të ndihmës. Ne llogarisim në Izraelin për ta zbatuar çdo masë për të cilën jemi pajtuar”, ka shkruar mes tjerash Kallas.
Dy milionë banorët e Gazës janë duke u përballur me kushte të rënda humanitare pasi Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmave teksa e lufton Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.