BE i përgjigjet Moskës, dëbon tre diplomatë rusë

schedule18:41 - 8 Shkurt, 2021

schedule 18:41 - 8 Shkurt, 2021

Pas vendimit të Rusisë për largimin e tre diplomatëve evropianë, Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë dëbuan tre diplomatë rusë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell gjatë udhëtimit në Rusi, ku ka thënë se kishte mësuar për dëbimet përmes mediave sociale ndërsa fliste me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka konfirmuar largimin e diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, të akuzuar nga Moska për pjesëmarrjen në protestat muajin e kaluar kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, ndodhi një ditë para udhëtimit të Borrellit.

Ish-shefi i mbrojtjes i Estonisë, Riho Terras, tani një ligjvënës i BE-së, ka filluar një fushatë për shkarkimin e Borrellit.

Por Komisioni Ekzekutiv Evropian tha se nuk ishte penduar për Borrellin që bëri udhëtimin e parë në Moskë, si koordinator i politikës së jashtme të BE-së sepse Rusia ishte në një rrugë drejt konfrontimit – gjë që Borell u përpoq ta shmangte.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!