BE i kërkon Izraelit që të mos sulmojë Rafahun

schedule13:52 - 22 Prill, 2024

schedule 13:52 - 22 Prill, 2024

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, thotë se Bashkimi Evropian po i kërkon Izraelit në çdo mënyrë të mundshme që të mos sulmojnë Rafahun, por të mbrojnë civilët.

Ai i bëri komentet gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të bllokut, sipas një transkripti të publikuar në faqen e tij të internetit, shkruan Al Jazeera.

Borrell vuri në dukje se ka më shumë se një milion njerëz në Rafah që “do të masakrohen nëse do të ketë një sulm nga Izraeli”.

“Kështu që unë mund të insistoj vetëm – dhe të gjitha shtetet anëtare këmbëngulin – që kjo të mos ndodhë. Por unë nuk jam në komandën e ushtrisë izraelite”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!