BE i bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut që të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit

schedule11:29 - 29 Nëntor, 2024

schedule 11:29 - 29 Nëntor, 2024

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje Izraelit dhe Hezbollahut libanez që të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit për të cilën kanë rëndë dakord.

“Tani është thelbësore që armëpushimi të respektohet siç është rënë dakord për të garantuar sigurinë e popullatës si në Liban ashtu edhe në Izrael dhe për të lejuar të zhvendosurit brenda kufirit në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre,” theksoi Borrel në një deklaratë për shtyp.

Gjithashtu, Borrell bëri thirrje që të respektohet plotësisht sovraniteti kombëtar i të dy vendeve dhe të ndalen shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit. Përfaqësuesi i lartë siguroi gjithashtu se BE do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare dhe për rindërtimin në Liban.

Marrëveshja hyri në fuqi në orët e para të së mërkurës, duke i dhënë fund më shumë se një viti luftimeve të rënda midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite, një konflikt që u shndërrua në luftë të hapur në fund të shtatorit./abcnews.al