BE heton “Meta”: Nuk janë mbrotjur të dhënat e fëmijëve në aplikacione

schedule15:29 - 17 Maj, 2024

schedule 15:29 - 17 Maj, 2024

Bashkimi Evropian nisi hetim ndaj kompanisë Meta, pas dyshimeve se nuk janë zbatuar rregullat e Unionit lidhur me mbrojtjen e të miturve në Facebook dhe Instagram.

Komisioni evropian sqaroi se hetimet do të konfirmojnë nëse aplikacionet e rrjeteve sociale kanë garantuar “mbrojtjen” e fëmijëve nga përmbajtje të cenueshme.

Autoritetet përkatëse do të hetojnë sistemet e gjigantëve Facebook dhe Instagram, përfshirë edhe algoritmet e tyre, nëse ato janë aq të varur sa që kanë “efekte negative” në “shëndetin fizik dhe mendor” të fëmijëve.  Ata theksojnë se algoritmi mund të shkaktojë ashtuquajturin “efekti i vrimës së lepurit”.

Efektet e vrimës së lepurit i referohen prirjes së algoritmeve, kur një përdorues shikon një pjesë të përmbajtjes së dëmshme, për të sugjeruar më shumë nga e njëjta gjë.

Mënyra se si Meta kontrollon moshat e përdoruesve – e ashtuquajtura sigurimi i moshës – është shqetësuese për BE-në. Meta, e cila zotëron të dyja platformat, thotë se ka “kaluar një dekadë duke zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika” për të mbrojtur fëmijët.

Në kuadrin e ligjit që hyri në fuqi vitin e kaluar në BE, platformat e mëdha digjitale që operojnë në Evropë u nënshtrohen rregullave strikte. Kompanitë teknologjike duhet të zbatojnë masa të ndryshme për të luftuar me përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.

Nëse nuk i zbatojnë mund të gjobiten  deri në 6 për qind të xhirove globale.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!