BE: Gati për zgjerim në Ballkanin Perëndimor. Von Der Leyen: 300 milionë euro për rajonin

schedule23:21 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 23:21 - 18 Dhjetor, 2024

Shqipëria ka bërë një progres pozitiv në rrugën e saj të integrimit europian. Të këtij mendimi ishin presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i këshillit europian Antonio Costa. Në mbyllje të samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ata përgëzuan rajonin për reformat dhe theksuan nevojën për zgjerim të bllokut.

“Ishte e qartë se EU dhe BP përkasin në një familje europiane. Vendi i BP është në zemër të Europës. Zgjerimi është edhe investimi më i mirë strategjik  për paqen dhe stabilitetin që mund të bëjmë”, ka thënë Antonio Costa.

Von der Leyen dha lajmin e mirë për Shqipërinë dhe malin e zi, të cilat nga viti i ardhshëm do të kenë më shumë akses në kapitalin financiar të unionit.

“Duhen reforma dhe investime. Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë interimi i tyre në tregun e përbashkët europian. Do ta bëjmë akoma më të lehtë dhe më funksionale, kalimin e kufijve. Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen dhe vendet e tjera më pas”, shprehet Vond Der Leyen.

Ky vlerësim për Shqipërinë vjen për reformat që vendi ka bërë, që u vunë në dukje edhe nga Costa.

“Kemi parë progres nga Mali i Zi dhe sidomos nga Shqipëria. Duhet të përdorim momentumin të krijojmë kushtet e nevojshme për zgjerim. Nuk ka dyshim që e ardhmja e BP është në union”, shprehet Costa.

Progresi u vlerësua edhe nga Von der leyen. “Ka pasur progres të dukshëm vitet e fundit, mbyllëm disa kapituj të negociatave me malin e zi dhe hapëm kapitullin 6 me Shqipërinë për marrëdhëniet me jashtë”, tha Von Der Leyen.

Teksa u vlerësua progresi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera, mesazhi për Kosovën mbeti i njëjtë. BE ofron mbështetje të plotë për Prishtinën, por që të hiqen sanksionet, duhet më parë të zgjidhen disa problematika dhe duhet përpjekje për të ulur tensionet në veri.

“Duhet të tejkalojmë problemet dhe pastaj të ecim para. Jemi gati për të hequr masat por duam unanimitet që se kemi për momentin. Unë mendoj që edhe Kosova duhet të vazhdojë para. Mbështetje e plotë për Kosovën, por procesi i zgjerimit ka probleme që duhen tejkaluar për të garantuar unianimitetin, për të vazhduar me procesin e integrimit”, ka thënë Von Der Leyen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!