BE 40 mln euro për rimëkëmbjen e monumenteve kulturore, Soreca: Shans që vjen njëherë në jetë

schedule11:23 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:23 - 29 Shtator, 2020

Ambasadori i BE në Shqipëri ka njoftuar se bashkimi europian ka akorduar një fond prej 40 mln eurosh për rimëkëmbjen e monumenteve kulturore si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Soreca tha se ky është një ndër programet më të mëdha të akorduara ndonjëherë nga BE duke e konsideruar si një shans që vjen njëherë në jetë për kulturën shqiptare.

“10 muaj pas tërmetit, tragjedia është ende në mendjet tona. Nga tërmeti pati dëmtime edhe trashëgimia kulturore e Shqipërisë. Na kanë mbetur në mendje muret bizantine që ranë në Durrës. Shkatërrimi i këtyre vlerave ndikon tek identiteti ynë. U arrit në përfundimin se 53 monumente janë të rrezikuara.

Trashëgimia kulturore është ura jonë me të shkuarën dhe të ardhmen. BE do të sjellë ndihma për rindërtimin e monumenteve kulturore në kuadër të paktetës BE për kulturën që do vihet në zbatim nga UNOPS. Ky është një programet më të mëdha nga BE dhe një shans që vjen njëherë në jetë për kulturën shqiptare. Programin e kemi me pjesëmarrjen e të gjithë komunitetit shqiptar”, tha Soreca./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!