Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE është një rrugëtim”, Rama liderëve europianë: Nder që ju mirëpres. Jeni të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europën

schedule13:12 - 16 Maj, 2025

schedule 13:12 - 16 Maj, 2025

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e hapjes në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë. Rama u shpreh se Europa është një rrugëtim, ndërsa theksoi se është nder për Shqipërinë që pret liderët europianë.

“Ky rrugëtim është bërë shumë më i vështirë. Më besoni se është vërtet një nder për të gjithë vendin tim për të gjithë popullin shqiptar që të ju mirëpres në këtë shtëpi të ndërtuar për komunitetit politik europian në Tiranë. Që nuk jeni të rrethuar nga makthet e Euripës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europës. Ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës”, tha ai.

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane ndodhen këtë të premte në Tiranë për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë Samit, i cili mban moton: Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!