Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

BE, e qetë për naftën e avionëve/ KE informon se nuk ka mungesa karburanti brenda unionit

schedule20:07 - 17 Prill, 2026

schedule 20:07 - 17 Prill, 2026

Komisioni Evropian hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me mungesën e karburantit për avionët, pasi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, paralajmëroi se ka furnizime për vetëm gjashtë javë të tjera.

Zëdhënësja e Komisionit, Anna-Kaisa Itkonen, pranoi se tregu është në vështirësi, por tha se aktualisht nuk ka mungesa karburanti në Bashkimin Europian, bazuar në informacionin nga grupi i koordinimit të naftës, i cili mbledh industrinë dhe vendet e unionit dhe është takuar çdo javë me ekzekutivin në Bruksel për të vlerësuar situatën.

Të enjten shefi I Agjencisë Ndëkrombëtare të Energjisë paralajmëroi për mungesën në rritje të karburantit të avionëve në Evropë, duke thënë se fluturimet nga qyteti A në qytetin B mund të anulohen si rezultat i mungesës së karburantit të avionëve nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur. Megjithatë rruga e rëndësishme tregtare u hap dhe industria e aviacionit shpreson që kjo të lehtësojë krizën e shkaktuar nga konflikti.



Çmimet e karburantit të avionëve janë rritur me 95% që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt.

Komisioni pohon se nuk ka asnjë tregues të mungesës sistemike të karburantit që do të çonte në anulime të përhapura të fluturimeve, duke thënë se këto vendime merren nga aeroportet individuale.

Megjithatë Komisioni tha se po përgatitet për mungesa të mundshme, teksa disa linja ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime.

Rafineritë e bllokut përbëjnë afërsisht 70% të konsumit të karburantit të avionëve të Bashkimit Europian, ndërsa pjesa tjetër varet nga importet e Lindjes së Mesme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!