BE, e pakënaqur me Ursula von der Leyen për shkak të mungesës së mbështetjes për Palestinën

schedule14:32 - 23 Tetor, 2023

schedule 14:32 - 23 Tetor, 2023

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka zemëruar ekipin e politikës së jashtme të BE-së, pasi nuk përmendi mbështetjen e bllokut për shtetasit palestineze në deklaratën e saj publike për luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjithashtu 800 punonjës i dërguan një letër proteste, ku shprehën pakënaqësitë e tyre.

E fundit ishte një fjalim të enjten në Institutin Hudson, një institut konservator në Uashington, kur ajo i dha përparësi të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit dhe neglizhoi të përmendte zgjidhjen me dy shtete, një pozicion kyç i vendeve europiane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!