BE, drejt heqjes së VETOS/ Dyrmishi: Reforma pritet të ketë ndikim tek unioni, konfliktet janë problem për integrimin

schedule16:30 - 21 Mars, 2024

schedule 16:30 - 21 Mars, 2024

Komisioni Evropian heq veton e vendeve anëtare. Shtetet e evropiane u pajtuan që unioni të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.

E ftuar në emisionin “Ballkan Update”, ekspertja e BE dhe sigurisë, Emanuela Dyrmishi ka thënë se plani i reformave pritet të ketë ndikim dhe tek unioni. Sipas saj, konfliktet brenda vendeve janë një problem për integrimin.

“Në fakt është një impakt shumë i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por dhe për vetë komunitetin evropian. Do të duhet të kemi parasysh që është një proces që vendet që gjithmonë kanë luftuar dhe kanë menduar se zgjerimi i komunitetit evropian ishte i rëndësishëm për zhvillimin e komunitetit vetë, ka një 10-vjeçar që arrijnë të përpiqen për këtë rezultat. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për zhvillimin ekonomik se në fund kemi dy konflikte të mëdha që e përfshin Europën, ajo Ukrainë-Rusi dhe tjetri në mes Izrael-Hamas që shkojnë dhe impaktojnë në mënyrë të rëndëishme dhe ekonominë e Europës.  Fakti është që vetë ekonomia e Komunitetit Europian duke qendruar e mbyllur, ka bërë që të ketë pasur një ulje të herëpashershme, sidomos në 10-vjeçarin e fundit. Kjo ka bërë që të rriteshin nacionalizmat brenda për brenda komunitetin europian. Fakti që këto nacionalizma çuan në një ulje graduale të ekonomisë së unitetit bëri që të rritej dhe njohja e faktit që zgjerimi është diçka shumë e rëndësishme.  Zgjerim që bëhet nyje thelbësore për sigurinë e vetë komunitetit europian. Kjo për faktin se në thelb është një ligj i rëndësishëm, ligji 51 dhe neni 7 thotë këtë: që në bazë të zgjerimit dhe të formimit është mbështetja reciproke. Prandaj, në qoftë se do të duan të zgjerohet komuniteti europian drejt Ballkanit apo drejt çdo vendi, çfarë do lloj konflikti i brendshëm brenda këtyre vendeve nuk duhet të ekzitojë”.

Sakaq, Dyrmishi ka theksuar se Ballkani duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet para anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo ka thënë se duhet të kemi parasysh që për të qene pjesë e një ekonomie të zgjeruar, , nuk është diçka e thjeshtë.

“Është dhe një mënyrë për të krijuar dhe stabilitet brenda vendeve, sepse duhet të kemi parasysh që për të qene pjesë e një ekonomie të zgjeruar, apo për të zgjeruar dhe monedhën, nuk është diçka e thjeshtë. Ne e pamë atë në të gjitha vendet e Europës dhe Greqia vetë ishte një shembull, edhe pse ishte 2% e ekonomisë së Europës, pati një impakt shumë të rëndësishëm në atë që ishte kriza e para shumë viteve, sepse duke pasur dhe disnivele të rëndësishme, atëherë dhe këto disnivele shkojnë në stabilitetin ekonomik dhe gjeopolitik. Kështu që duke qene vende shumë të ndryshme nga ana ekonomiko-sociale, apo politike është mëse normale që hapi i parë është krijimi i kësaj para dhome, që të ketë një zgjerim sa më të kujdesshëm hap pas hapi. Është një zgjerim që ka filluar që në 10-vjeçarin e fundit me shumë problematika, sepse rënia ekonomike e komunitetit europian dhe SHBA dhe nga ana tjetër i Kinës dhe Rusisë, bëri që të bëhej më evidente kjo nevojë e BE për një proces gradual”./abcnews.al