BE do të shqyrtojë pranimin e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë

schedule19:00 - 7 Mars, 2022

schedule 19:00 - 7 Mars, 2022

Kërkesat për anëtarësim në BE nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të shqyrtohen nga Komisioni Evropian.

Vendimi për të shqyrtuar aplikimet, të marra nga ambasadorët e BE-së, duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian – por kjo po përshkruhet si një formalitet procedural.

Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare diskutuan aplikacionet e pranuara gjatë javës së kaluar, në një takim të sotëm dhe ranë dakord të ftojnë Komisionin të paraqesë një opinion për secilën.

Megjithatë mund të marrë pak kohë – një opinion nga Komisioni mund të marrë deri në 18 muaj për t’u përgatitur. Dhe nëse është i suksesshëm, procesi për t’u bashkuar me BE zakonisht zgjat me vite./abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!