BE do të rekomandojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën

schedule10:55 - 7 Qershor, 2024

schedule 10:55 - 7 Qershor, 2024

Komisioni Evropian thuhet se do të rekomandojë këtë muaj që bisedimet e pranimit në BE duhet të fillojnë me Ukrainën.

Është pjesë e një përpjekjeje për të sinjalizuar mbështetje për Kievin përpara se Hungaria të marrë presidencën e rradhës të BE muajin e ardhshëm, raportoi Financial Times.

Në fillim të këtij viti, BE-ja njoftoi se po dërgonte një ndihmë shtesë prej 42 miliardë funtesh për Ukrainën – por vetëm pas javësh rezistence nga Hungaria, e cila thuhet se ka shqetësime për të drejtat e pakicave në Ukrainë. 

Marrëveshja përfshinte një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet “nëse është e nevojshme”.

Hungaria merr presidencën e rradhës të BE-së më 1 korrik. Aktualisht mbahet nga Belgjika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!