BE: Do krijohet një program studimi për variantet e ndryshme të Covid-19

schedule12:45 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:45 - 16 Shkurt, 2021

Bashkimi Europian do të fillojë këtë javë një program të ri për të studiuar mutacionet e virusit COVID-19, në një përpjekje për t’u përgatitur për gjeneratën e ardhshme të vaksinave që mund të jenë të nevojshme, tha në një deklaratë von Der Leyen.

Programi, i quajtur “Inkubatori HERA”, do të bëjë bashkë autoritetet shëndetësore dhe laboratorët dhe do të kenë financuesit e tyre, tha Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën financiare Franceze.

Programi do të fillojë punën e tij të mërkurën.

“Që tani, dhe paralelisht me përpjekjet e bëra për vaksinat aktuale, ne duhet të ndihmojmë kompanitë industriale të zhvillojnë kapacitetet prodhuese për vaksinat e gjeneratës së dytë,” tha ndër të tjerash von Der Leyen.

Von der Leyen javën e kaluar pranoi dështimet në miratimin e BE-së  dhe përhapjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe tha se blloku kishte mësuar shumë në këtë proces pas kritikave për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!