BE disburson 90 milion asistence makro ekonomike për Shqipërinë

schedule12:44 - 31 Mars, 2021

schedule 12:44 - 31 Mars, 2021

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Europian në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milion euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me COVID-19.

Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e MFA-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Kjo disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €.

Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale.  Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të  Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!