Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perëndimor

schedule17:47 - 9 Shkurt, 2026

schedule 17:47 - 9 Shkurt, 2026

Planet e Izraelit për të zgjeruar kontrollin në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë nxitur sot kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe disa vende arabe.

Sipas mediave izraelite, Kabineti i Sigurisë i Izraelit ka miratuar dje një sërë masash që, sipas kritikëve, do të përshpejtojnë ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

“Bashkimi Evropian dënon vendimet e fundit të Kabinetit të Sigurisë së Izraelit për të zgjeruar kontrollin izraelit në Bregun Perëndimor”, deklaroi sot zëdhënës i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas.



Ai e përshkroi këtë hap si “një tjetër lëvizje në drejtimin e gabuar”.

Arabia Saudite, Turqia dhe vende të tjera me shumicë myslimane e kritikuan gjithashtu këtë vendim në një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar se masa të tilla do ta bënin të pamundur zgjidhjen me dy shtete, e cila parashikon krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit.

Qeveria e djathtë izraelite e kundërshton kornizën e dy shteteve, duke argumentuar se një shtet palestinez do të përbënte kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

Kritika erdhën edhe nga Autoriteti Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor.

Sipas mediave izraelite, masat përfshijnë shfuqizimin e rregulloreve të mëparshme që u ndalonin kolonëve izraelitë të blinin tokë, si dhe hapjen për herë të parë të regjistrave të pronësisë së tokës në Bregun Perëndimor për publikun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!