Bashkimi Europian ka dënuar fuqishëm sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Kievin dhe ka një vullnet të fortë nga ana e qeverive europiane dhe gjithashtu industrive për të ofruar mbështetjen e nevojshme”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian, kur u pyet për sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë.
Brukseli pret që autoritetet e Kievit me të cilat është në kontakt të paraqesin “listën e përditësuar të nevojave”.
Pasi të merret, ai do të ndahet me “grupin këshillues ndërkombëtar që ofron mbështetje për sistemin energjetik të Ukrainës”.
Deri më tani, mbështetja e BE-së ka ardhur “në formën e rritjes së eksporteve të energjisë elektrike nga BE-ja në Ukrainë për të siguruar mirëmbajtjen e energjisë elektrike, si në formën e mbështetjes teknike dhe pajisjeve për riparimin e infrastrukturës së sulmuar”, si dhe me dërgimin e gjeneratorëve.
/abcnews.al