BE arrin marrëveshje për prodhimin e municioneve

schedule12:10 - 7 Korrik, 2023

schedule 12:10 - 7 Korrik, 2023

Bashkimi Europian ka arritur marrëveshje politike për të rritur prodhimin e municioneve në një milion copë në vit. Akti në mbështetje të prodhimit të municioneve (ASAP), i propozuar në maj nga Komisioni i BE-së, parashikon një fond prej 500 milionë eurosh nga buxheti i BE-së për bashkëfinancimin e projekteve kombëtare industriale për municionet dhe i hap rrugën vendeve për të përdorur fondet për prodhimine tyre.

Plani do të ndihmojë në rritjen e dërgesave të armëve artilerie në Ukrainë. Nënshkrimi përfundimtar dhe hyrja në fuqi pritet në fund të korrikut.

Ndëkohë për arritjen e marrëveshjes ka reaguar dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Unë mirëpres marrëveshjen politike mbi ASAP. Ligji që mbështet prodhimin e municioneve do të rrisë kapacitetin e prodhimit të BE dhe do të rimbush stoqet.

Kjo do të përshpejtojë dërgimin e municioneve në Ukrainë në këtë fazë vendimtare të luftës,” tha von der Leyen, pas marrëveshjes së arritur mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!