Apple është akuzuar për thyerjen e rregullave të konkurrues së BE-së për mënyrën sesi drejton App Store-in e saj.
Shefja e rregullatorit anti-trust të Komisionit Europian, Margarethe Vastager shkroi n Twitter se “konsumatorët po humbnin”.
Our preliminary conclusion: @Apple is in breach of EU competition law. @AppleMusic compete with other music streaming services. But @Apple charges high commission fees on rivals in the App store & forbids them to inform of alternative subscription options. Consumers losing out.
— Margrethe Vestager (@vestager) April 30, 2021
Kjo ka të bëjë me akuzat e paraqitura dy vjet më parë nga Spotify, i cili pretendon se Apple po mbyste inovacionin.
Apple po përballet me një gjobë të majme dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj nëse argumentet e saj nuk bindin rregullatorët.
“Rregullat e Apple shtrembërojnë konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës duke rritur kostot e zhvilluesve konkurrues të aplikacioneve të transmetimit të muzikës. Kjo nga ana tjetër çon në çmime më të larta për konsumatorët për abonimet e tyre të muzikës në pajisjet iOS”, tha një deklaratë e KE.
Në përgjigje Apple tha se nuk mori asnjë komision për 99% të abonentëve të Spotify.
Rregullatorët e KE dhe SHBA kanë hetuar App Store për dy çështje kryesore; nëse Apple lejon zhvilluesit të informojnë përdoruesit për opsionet e tjera të blerjes jashtë dyqanit dhe komisionin prej 30% që ajo ngarkon për blerjet brenda aplikacionit. Zhvilluesit janë zhgënjyer gjithnjë e më shumë nga e ashtuquajtura taksa të Apple.
Nën presion nga zhvilluesit dhe rregullatorët, Apple ka ulur normën e komisionit në 15% për çdo zhvillues.
Akuza fillimisht u ngrit në 2019 nga bashkëthemeluesi i Spotify, Daniel Ek, i cili tha se Apple ishte “duke kufizuar zgjedhjet dhe duke mbytur inovacionin”.
Një ankesë e ngjashme u paraqit nga firma e tregtisë elektronike Rakuten në mars 2020, duke pretenduar se ishte anti-konkurruese marrja e një komisioni për librat elektronikë të shitur përmes App Store ndërsa promovonte shërbimin e vet Apple Books./abcnews.al