Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit.
Komisioneri Evropian për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave tha në rrjetin social X se BE po aktivizon shërbimin “në përgjigje të një kërkese iraniane për ndihmë”.
Upon Iranian request for assistance we are activating the ??’s @CopernicusEMS rapid response ? mapping service in view of to the helicopter accident reportedly carrying the President of #Iran and its foreign minister. #EUSolidarity
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) May 19, 2024
Zona në të cilën është rrëzuar helikopteri është një zonë me reliev të vështirë malor dhe ndodhet rreth 600 kilometra larg Teheranit.
Shefi i Shtabit të ushtrisë iraniane urdhëroi të gjithë burimet e ushtrisë dhe Gardës Revoluconare Iraniane që të viheshin në dispozicion për operacionet e kërkim shpëtimit.
Televizioni Shtetëror Iranian ndërpreu transmetimin e tij dhe bëri thirrje që qytetarët e vendit të luten për shëndetin e presidentit./abcnews.al