BE akordon 90 miliardë euro për prodhimin e çipave

schedule09:29 - 8 Korrik, 2023

schedule 09:29 - 8 Korrik, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Qendrën Ndëruniversitare për Mikroelektronikën (Imec) në Leuven, Belgjikë, për të promovuar Aktin Evropian të Çipave, një nismë legjislative e paraqitur për të rritur prodhimin e gjysmëpërçuesve në BE dhe për të arritur 20% të tregut global deri në vitin 2030.

Von der Leyen, ka thënë se “Il Chips Act”, është një projekt i cili do të financojë prodhimin e çipave do të hyjë në fuqi vetëm zyrtarisht këtë vjeshtë

Sipas saj projekti i BE-së po gjeneron një vrull të jashtëzakonshëm dhe janë vënë në dispozicion një shumë prej 90 miliardë euro investime industriale në Evropë që nga momenti kur e propozuam në shkurt të vitit të kaluar.

“Financimi i shpallur, ka të bëjë me financimin e 12 miliardë eurove në Poloni, 30 miliardë euro për dy fabrika në Magdeburg, por shohim edhe investime në Dublin, Katania, Granoble dhe Dresden”, deklaroi Von der Leyen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!