BE, 6 miliardë euro Ballkanit/ Eksperti: Vendet duhet të punojnë me njëra-tjetrën

schedule17:29 - 29 Shkurt, 2024

schedule 17:29 - 29 Shkurt, 2024

TIRANË- Në Tiranë u zhvillua këtë të enjte samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian për Planin e Ri të Rritjes. Në Samit u tha se BE-ja ka gati 6 miliardë euro, për Ballkanin Perëndimor, fond ky, i cili do të jetë në dispozicion dhe do të përthithet në bazë të meritës deh projekteve.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, tha në “News Line” se këto deklarata janë inkurajuese për Ballkanin Perëndimor dhe për procesin e tyre integrues në Bashkimin Evropian.

“Këto deklarata janë inkurajuese për Shqipërinë dhe për rajonin. Fakti që Komisionin Evropian mendon se mund të merren hapa të tjerë, kjo është e mirëpritur për të gjithë”,  u shpreh ai.

Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojmë mes tyre, me qëllim përfarimin e tyre sa më shpejt në familjen e madhe europiane.

“Vendet në rajon duhet të punojmë për vete dhe midis tyre sigurisht. Mënyra e strukturimit të fondeve inkurajon konkurrencën mes vendeve. Mënyra më e mirë për të arritur në BE, është bashkëpunimi rajonal. Integrimi dhe procesi i integrimit është proces individual, gjashtë vende nuk do mbahen peng nga Greqia për shkak të Shqipërisë”, tha ai.

Më tej, eksperti u shpreh se procesi i integrimit në BE ka kaluar në proces shumë politik dhe kjo gjë e pengon aspiratën e vendeve për t’u anëtarësuar. Ai shtoi se miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian për heqjen e vetos penguese është lajm pozitiv dhe duhet përshëndetur.

“Procesi i integrimit ka kaluar në një proces krejtësisht politik. Fatkeqësisht kemi kaluar në këto proces, ku politika mbisundon më shumë se niveli teknik. Më pëlqen sinjali që erdhi nga Parlamenti Evropian që me një rezolutë tha se  duhet të heqim veton si për zgjerimin dhe për çështjet e tjetra. Për mua është pozitiv dhe e drejtë”, u shpreh ai/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!