BE 13 milionë euro për FA, gazetari: Shqipëria rol të rëndësishëm në sigurinë e rajonit

schedule16:29 - 15 Korrik, 2024

schedule 16:29 - 15 Korrik, 2024

Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar 13 milionë euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, gazetari nga Kosova Rid Berisha, u shpreh se këtë vendim e sheh pak të vonuar, megjithatë nënvizoi se Shqipëria ka treguar pa asnjë diskutim se ka rol të rëndësishëm në sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon.

“BE është vonuar më këtë donacion me Shqipërinë. Shqipëria nuk ka më asnjë dilemë për sa i përket rolit që ajo ka. Pas asnjë lloj diskutimi ka ofruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ky është një lajm i mirë për të gjithë rajonin pa asnjë diskutim. Shqipëria është drejt rrugës së saj më të mirë, dhe kemi parë edhe vizionin dhe qasjen që ka pasur zoti Rama përtej atyre që quhen rajonale. Rama sot po e nxit me një dinamizëm premtues lëvizjen e Shqipërisë përpara dhe sot në sytë e komunitetin ndërkombëtar shihet si një vend me prosperitet dhe që mund të prodhojë paqe. Këtë hap e quaj të vonuar se Shqipëria është anëtar i NATO-s vite më herët”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste, Berisha foli edhe për mbajtjen e ishte presidentit dhe drejtuesit e UÇK vazhdojnë të mbahen në Hagë.

“Shqetësim për mua është e drejta themelore e njeriut dhe se institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë angazhuar mjaftueshëm nëse ish-drejtuesve të UÇK po u mohohen të drejta elementare”, u shpreh më tej Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!