Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Eridana Çano drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC), foli për mbështetjen e BE-së, me fonde ndaj Shqipërinë me 100 milionë euro.
Gjatë kësaj interviste, Çano tha Shqipëria ka arritur të raportojë 41 masa reformash. Çano sqaroi se instrumenti për rritje dhe reforma është grupuar në dy mënyra, njëra që është mbështetje buxhetore që shkon direkt në buxhetin e shtetit dhe pjesa tjetër shkon për investime në Ballkanin Perëndimor.
“Instrumenti për rritje dhe reforma është i grupuar në dy mënyra që njëra është mbështetje buxhetore që shkon direkt në buxhetin e shtetit dhe pjesa tjetër shkon në instrumentin për investime në Ballkanin Perëndimor në dy modalitete. 50 % shkon përmes granteve dhe pjesa tjetër është kredi e butë. Dua të theksoj se modaliteti i kredive janë kredi të buta me norma të ulëta interesi dhe Shqipëria do të duhet të fillojë të paguajë në vitin 2036. Periudha e parë e raportimit që u krye në korrik të 2025 që përmban periudhën e dhjetor 2024 dhe korrik 2025 dhe Shqipëria arriti të raportojë për 41 masa, që i quajmë masa reformash. Nga të cilat thamë 41 i kemi të raportuara dhe 38 i kemi të plotësuara dhe në fakt u vlerësuam pozitivisht për plotësimin e plotë të tyre për 21 masa. Në këtë raund kemi marrë 100 milionë euro. Që janë të ndara, 46 milionë euro janë në thesarin e shtetit dhe do orientohen drejt prioriteteve që qeverisja ka…28.5 milionë janë grante për investime (ËBIF), 24. 6 milionë euro janë projekte investuese në formë huaje. Nuk duhet të harrojmë që Shqipëria ka marrë një parafinancim, në shkurt të këtij viti është 64.5 milionë euro. Kemi goxha fonde që na vijnë dhe shkojnë si direkt në buxhetin e shtetit dhe grante investimi”, tha ajo.
/abcnews.al/

