BDI kërkon zgjedhje të parakohshme/ Nazarko: Nuk është momenti i duhur. Partia, në një situatë të vështirë

schedule17:39 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 17:39 - 13 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se BDI është në një situatë të vështirë pas shpalljes non grata të Artan Grubit.

I ftuar në emisionin “Ballkan Update”, ai ka thënë se kërkesa për zgjedhje të parakohshme nga kjo parti nuk qendron, pasi nuk është momenti i duhur për të zhvilluar zgjedhje në Maqedoninë e Veriut.

“BDI është në një situatë të vështirë pas goditjes së një figure si ajo e Artan Grubit dhe synon që të trimëroj elektoratin e vetë nëpërmjet një kërkese akti apo force siç është ai i zgjedhjeve të parakohshme, duke u përpjekur të krijojë iden që kuotat elektorale janë rritur për shkak të qendrimit që ka mbajtur në lidhje me gjuhët.

Në pikëpamje taktike është koha më e mirë për të zhvilluar zgjedhjet, në pikëpamje të interesit shtetëror të Maqedonisë, apo të interesit kombëtar të shqiptarëve, unë mendoj që nuk është një moment i mirë për t’u zhvilluar zgjedhjet. Unë mendoj që interesi apo energjitë e shqiptarëve në Maqedoni edhe me ndihmën e Shqipërisë, duhet të fokusohen nga afrimi I dy etnive kryesore shqiptarëve dhe maqedonasve”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!