BDI distancohet nga Grubi: Qeveria nuk pranoi propozimin tonë për non-gratat

schedule17:28 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 17:28 - 19 Dhjetor, 2024

Pas akuzave nga partitë në pushtet lidhur me çështjen e Artan Grubit, Bashkimi Demokratik për Integrim drejtoi gishtin nga VMRO-DPMNE dhe VLEN se kishin bllokuar ne Kuvend ligjin e propozuar për kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në “listën e zezë”.

BDI deklaroi se gjithmonë kanë qenë të angazhuar për llogaridhënie dhe transparencë dhe për këtë arsye, ligji i propozuar synonte të ndalonte personat non grata të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik.

Më tutje, partia opozitare shqiptare ne Maqedoninë e Veriut theksoi se disa aktorë politikë po e shfrytëzojnë situatën për përfitime politike.

Gjatë pjesëmarrjes sonë në qeveri deri në maj të këtij viti, ministrat tanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion.

Ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe besimit publik.

Megjithatë, propozimi i ligjit u bllokua në Kuvend nga VMRO-DPMNE dhe VLEN.

Ngjarjet e fundit kanë sjellë një valë sulmesh politike ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku disa aktorë politikë po përpiqen të shfrytëzojnë situatën për përfitime të tyre.

Partite ne pushtet akuzuan BDI-ne se pjesëtaret e saj kishin agjenda te tjera gjatë detyrave te tyre zyrtare, duke iu referuar vjedhjeve e deri tek shkaktimi i përçarjeve etnike. Ish-zëvendëskryeministri së Veriut, nga radhet e BDI-se,  Maqedonisë Artan Grubi u shpall ne kërkim ndërkombëtar pas nisjes se hetimeve nga prokuroria e Shkupit për korrupsion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!