BBC: Lufta mes bandave rivale në Meksikë ka lënë pas shumë të vdekur

schedule17:24 - 2 Korrik, 2024

schedule 17:24 - 2 Korrik, 2024

Lufta me bandat në Meksikë ka lënë pas shumë të vdekur. Të paktën 19 trupa kanë gjetur në La Concordia në Chiapasa, në një kamionçinë.

Viktimat ishin të gjithë meshkuj, të veshur me të zeza dhe veshje si të anëtarëve të bandave të fuqishme kriminale të Meksikës,

Trupat e pajetë kishin plagë të shkaktuara nga plumbat shkruan BBC. Kartelet e krimit janë infiltruar në rajon, i cili kryqëzohet nga rrugët e tranzitit të përdorura nga emigrantët në udhëtimin e tyre në veri për në Shtetet e Bashkuara. Grupet kriminale zhvatin para nga emigrantët dhe përdorin gjithashtu rrugët për të kontrabanduar armë, municione dhe drogë nga Guatemala fqinje në Meksikë.

Zyrtarët thanë se gjetën dokumente identiteti nga Guatemala në katër prej trupave.Zbulimi i këtyre trupave vjen pasi një valë dhune e shkaktuar nga përplasja me bandat ka tronditur La Concordia dhe rrethinat e saj.

Muajin e kaluar, persona të armatosur qëlluan për vdekje një grua që po konkurronte për kryetare bashkie në La Concordia së bashku me pesë persona të tjerë.

Qytetarët janë të tmerruar nga situata e rëndë ndërsa tregojnë që qëndrojnë të fshehur në shtëpitë e tyre për ditë të tëra për shkak se beteja mes bandave rivale që luftojnë për territor vazhdon. Qeveria meksikane thotë se ka vendosur anëtarë të Gardës Kombëtare dhe ushtrisë në zonë.

Megjithatë, banorët kanë thënë se ndihen të braktisur dhe se kartelet kthehen sapo të largohen forcat federale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!