BBC: 50 mijë ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

schedule08:38 - 17 Prill, 2024

schedule 08:38 - 17 Prill, 2024

Numri i të vrarëve në vitin e dytë të luftës Rusi-Ukrainë ishte gati 25% më shumë se vitin e parë. BBC Russian, grupi i pavarur mediatik Mediazona dhe vullnetarët kanë bërë publik numrin e saktë të viktimave.

Më shumë se 27,300 ushtarë rusë vdiqën në vitin e dytë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve, prej më shumë se 50,000 është tetë herë më i lartë se i deklaratat zyrtare të dhënave nga Moska në shtator të 2022.

Ndërkohë, Ukraina rrallë ka bërë publike shkallën e viktimave të saj në fushën e betejës.

Në shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky tha se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë por vlerësimet, bazuar në inteligjencën amerikane, tregojnë se numri i viktimave është më i lartë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!