Banka Botërore mbështet procesin e Berlinit.Ministri i financave Ervin Mete priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit më datë 26 shtator do të mbahet në Tiranë “Forumi i Ministrave të Ekonomisë”.
Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për nevojën për të shtyrë përpara procesin e Berlinit, si një mundësi shumë e mirë për mbështetje dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Banka Botërore u angazhua në mbështetjen e projekteve në tregti dhe transport, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perendimor. Gjithashtu një tjetër fushë ku Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen dhe asistencën e saj ka të bëjë me sistemet e pagesave.
Deri më sot Banka Botërore ka ofruar për Shqipërinë mbi 2.4 miliardë USD./abcnews.al