BB: Lufta në Ukrainë dhe kriza e çmimeve do të rrisin varfërinë

schedule16:16 - 11 Prill, 2022

schedule 16:16 - 11 Prill, 2022

Nga Erblina Mile

Kriza e çmimeve dhe ndikimi i luftës në Ukrainë do të thellojnë varfërinë në Shqipëri. Në raportin e fundit Banka Botërore parashikon  që këto faktorë do të ndikojnë edhe në nivelin e rritjes ekonomike duke ulur projeksionet  nga 3,8% në 3,5%.Po ashtu ky institucion vlerëson se kriza do të ndikojë ecurinë ekonomike të Shqipërisë edhe në vitin e ardhshëm.Këto projeksione të Bankës Botërore rezultojnë se janë pranë vlerësimeve të qeverisë por më optimiste se parashikimet e Bnakës së Shqipërisë.

Në raport theksohet se për vitin 2022, perspektivat janë të pasigurta dhe ka shumë rreziqe negative.Madje theksohet se lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund  shtyjnë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave drejt një rritje më të madhe çka do të zvogëlojë fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve.

Sipas Bankës Botërore inflacioni do të vijoj që të mbetet në nivele të larta  përgjatë vitit 2022 dhe 2023.Këto projeksione nxjerin në pah faktin se rritja e çmimeve do të vijojë edhe për dy vite të tjera duke dëmtuar 40%-shin më të varfër të popullsisë, ku konsumi i ushqimit përbën më shumë se gjysmën e shpenzimeve.

Banka Botërore thekson se niveli i lartë i borxhit publik në Shqipëri i cili arriti deri në 80 % është një rrezik i shtuar në këtë situatë .

Edhe pse qeveria ka një plan të konsolidimit fiskal, Banka Botërore thekson se shpenzime më të larta mund të jenë të nevojshme për të garantuar furnizimin me energji përmes importeve më të kushtueshme të energjisë dhe mbështetjes për energjinë e brishtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!