Analisti Mero Baze thotë se shpresa për ndryshimet politike në Shqipëri ka mbetur në dorën e drejtësisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Baze u shpreh se këtë e shikon si diçka pozitive, sa i përket krjimit të një standardi të drejtësisë kundër korrupsionit.
Megjithatë, Baze nënbizoi se ka edhe një rrezik, pasi vendi mund të kthehet në “republikë prokurorësj.
“E vërteta është që e gjitha shpresa për ndryshime politike në Shqipëri ka mbetur në dorën e drejtësisë. Kjo është një gjë e mirë sa i përket krjimit të një standardi të drejtësisë kundër korrupsionit. Nga ana tjetër, ka një rrezik që mund të kthehemi në një republikë prokurorësh nëse ne nuk reformojmë politikën dhe nuk reflektojmë ndaj kësaj situate. Është gjë shumë e mirë që më në fund, administrata, qeveria, çdo zyrtar i lartë ka një lloj terrori për të hedhur firmën tani e tutje, dhe ka një përgjegjësi të rritur, por unë nuk jam partizan i kësaj që, janë dënuar nga e majta, duhet të dënohen edhe nga e djathta.
Mendoj që, nëse SPAK vendos një kuotë që për këtë dënohesh, ajo duhet të aplikohet për çdo njeri. Prandaj standardet e drejtësisë duhet të jenë solide”, theksoi ai./abcnews.al