“Baza e NATO, me standardet e BE”, Cahani: Aleatët i besojnë Shqipërisë

schedule13:26 - 4 Mars, 2024

schedule 13:26 - 4 Mars, 2024

Ish-gjenerali Major i Forcave të Armatosura, Nazmi Cahani në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News foli për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Në lidhje të drejtpërdrejtë nga baza ajrore, ai tha se çdo gjë është në standardet e Bashkimit Evropiane. Më tej ai tha se hapja e bazës është ngjarje e madhe edhe për Forcat e Armatosura.

Është ngjarje madhe për Forcat e Armatosura. Një ditë e rëndësishme për të gjithë forcat e armatosura. Shqipëria kthehet në një pikë strategjike.

Kjo është baza e parë që hapet në Ballkanin Perëndimor. Kjo po jep mesazhe për rëndësinë e vendit tonë dhe pjekurinë e vendit tonë si anëtare të aleancës. Është një aset i jashtëzakonshëm për forcat e armatosura, pasi është me standardet e BE-së.

Përpjekjet për të bërë këtë bazë taktike, ka filluar që prej anëtarësimit tonë në NATO. Ne fituam besimin e aleatëve tanë ndërkombëtarë. Në mars të vitit 2018 u miratua nga NATO si bazë taktike dhe u vendos të investohej. Më pas u bënë dhe investime të tjera, ku rol të madh ka luajtur dhe NSPA.

Ky investim ka qenë jashtëzakonisht i madh. Pozita gjeografike dhe besimi që kanë aleatët tanë, e bëjnë Shqipërinë si vend i kërkueshëm edhe për bazën detare.

Po të shohim edhe pjesëmarrjen e politikanëve të vendeve të afërta shohim se ata e kanë mirëpritur hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!