TIRANË- Baza ajrore e Kuçovës pritet të hapet muajin e ardhshëm. Kjo u zbulua nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë deklaratës për median pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në Kryeministri.
Kapiten Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “360 gradë” në Abc News foli për këtë zhvillim të ri.
Ai tha se baza e Kuçovës do jetë një bazë rezervë dhe jo operacionale përgjatë gjithë kohës.
Sipas tij, baza do jetë një bazë e karakterit logjistik.
“Baza e Kuçovës do të jetë një bazë rezervë, ose ndihmuese, jo operacionale 24/7. Do jetë një bazë e karakterit logjistik dhe do të përdoret sipas nevojave që do ketë aleanca. Në rast të një situate, ajo mund të kthehet në një bazë operative në 365 ditë. Mund të vendosen avionë të një karakteri trajnimi” tha ai.