Baza e konfirmoi, komisioni e përjashtoi, Shehu: Vendimin për listën e ka në dorë Basha

schedule18:40 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:40 - 23 Tetor, 2020

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për herë të parë pasi Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike e largoi nga lista finale me 326 emra që i dorëzoi Kryesisë së partisë për t’i kandiduar për deputetë.

Shehu shprehet se vlerësimi i vërtetë për të është votimi nga baza në Gjirokastër, ndërsa shton se vendimin për të kandiduar e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, kryetari Lulzim Basha dhe Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër duke injoruar Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve që e cilëson të tepërt.

“Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta.

Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.

Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur” thekson Tritan Shehu.

Abc News mësoi sot se komisioni i sugjeroi Kryesisë që ish-deputetët Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, Fatbardha Kadiu, Izmira Ulqinaku dhe Halim Kosova të mos jenë pjesë e listës.

Tashmë do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marrë në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar do të miratojë listën finale të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kreut të demokratëve, Lulzim Basha. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!