Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Luciano Deraj në banesën e të cilit u gjetën një arsenal artmësh. Në seancën së dielës 35 vjecari Deraj I njohur edhe me emrin Albano, nuk ka pranuar të japë sqarime ndërsa masa e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. 35- vjecari u arrestua të enjten në fshatin Babicë, ku në banesë iu gjet një arsenal armatimesh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Sipas policisë, Deraj rezulton të jetë anëtar i një grupi kriminal, ndërsa hetuesit kanë dyshime se armët e sekuestruara në banesën e Derajt janë në pronësi të anëtarëve të këtij grupi që operon në qytetin e Vlorës. Në tavanin e banesës ishte fshehur një depo e vërtetë armatimi.
Snajpera te montuar, pistoleta Zastava, qindra fishekë, minë e përshtatur me celular, kallëpe lëndë eksplozivi, silenciatorë për armët, dylbi optike, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Mes armatimit nuk mungonte dhe një pistoletë stilolaps me fishekë. Hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të parë nëse ndonjë nga armët është përdorur në ngjarje të tjera kriminale../abcnews.al