Te Bayern Munchen, situata nuk është e qetë sa i takon David Alaba. Mbrojtësi austriak nuk ka rinovuar ende me bavarezët dhe drejtuesit e klubit, kanë akuzuar lojtarin dhe agjentin e tij, Pini Zahavi, për para dhe përqindje. Por babai i lojtarit të Bayern, George Alaba, ka mohuar gjithccka.
Në një intervistë për “SkySport”, babai i Alaba tha: “E kam sjellë Alaba te Bayerni që kur ishte adoleshent. Kam pasur shumë oferta nga klube të tjera për djalin tim, por kemi vendosur të jemi besnikë dhe gjithmonë kemi qëndruar te Bayern.
Nuk prisja që drejtuesit e klubit ku kemi kaluar kaq shumë vitë, të thoshin gënjeshtra të ndyra për para dhe përqindje”, u shpreh babai i Alaba, George./abcnews.al