Bayerni “piketon” trajnerin e ri, Hoeness: Vendosim për tre javë

schedule14:04 - 5 Nëntor, 2019

schedule 14:04 - 5 Nëntor, 2019

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munich, sqaron mediat dhe tifozët bavarezë në lidhje me trajnerin e ri. Kreu i klubit gjerman bën me dije se pas tre javësh do të vendosin se çfarë do të bëjnë.  “Çdo gjë është thënë në lidhje me këtë temë.

Njoftimi ynë për mediat të dielën kishte gjithçka të detajuar. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim. Nuk është shumë e rëndësishme kjo për momentin. Kemi tre javë kohë të mendohemi dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë”, është shprehur Hoeness fillimisht.

Më tej ka shtuar: “Kemi pasur në çdo moment një raport të mirë me Niko Kovac. Patëm një marrëveshje të përbashkët. Nuk ka rroga të pista për t’u larë. Kam pasur një telefonatë me të dhe gjithçka është ‘ok’. Kam përshtypjen se është liruar nga një presion i madh. Tani luajmë kundër Olympiacos dhe më pas ndaj Dortmund e Dusseldorf. Pas tre javësh do të dimë si të vazhdojmë”.

ALTERNATIVAT – Jose Mourinho, Erik Ten Hag, Max Allegri dhe Arsene Wenger janë lakuar si kandidatët për të marrë drejtimin e Bayern Munich pas largimit të Niko Kovac. Së fundmi në Gjermani zbulojnë një tjetër emër që bavarezët duan për stolin.

Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, trajnerin aktual të PSG. Kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe Bayerni kërkon të dijë nëse tekniku gjerman është i gatshëm që të bashkëpunojë së shpejti. Sigurisht për të nuk do të jetë e lehtë të japë një përgjigje, duke ditur që e ardhmja e tij te francezët varet nga ecuri deri në fund të këtij sezoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!