Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bayerni nuk pyet për para, Flick ka një kërkesë në lidhje me Alaba

schedule17:57 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:57 - 12 Nëntor, 2020

David Alaba dhe Bayern Munchen nuk ia kanë dalë të gjejnë akordin për rinovimin. Kontrata e austriakut me kampionët e Gjermanisë dhe të Europës, përfundon në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit janë të detyruar ta shesin “xholin” e ekipit në merkaton e janarit, por Hans-Dieter Flick e ka frenuar një gjë të tillë. Trajneri e cilëson shumë të rëndësishëm 28-vjeçarin dhe dëshiron ta ketë në skuadër deri në fund të sezonit.

Bild raporton se Flick i ka kërkuar drejtuesve bavarezë të mos e shesin Alaba në merkaton e janarit, me këtë të fundit që do të largohej me parametra zero.



Një gjë e tillë shton kohën për të arritur një marrëveshje për rinovimin, teksa Liverpool e kërkon që në janar lojtarin e kombëtares austriake, duke llogaritur dëmtimet e shumta që kanë ndodhur tek ekipi i Jurgen Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!